përbërësit këto janë përbërësit e Black-Eagle

PËRBËRËSIT

Ujë i Alpeve

Uji mineral natyral i Alpeve të Austrisë i cili përdoret për prodhimin e Black-Eagle energy drink, është ujë i freskët i bjeshkëve i cilësisë më të lartë. Ky ujë mineral vjen nga burimi i vendit të prodhimit në Alpet e Austrisë. Alpet janë rezervuari më i madh i ujërave të ëmbla në botë ku ka sasi të konsiderueshme të ujit cilësor Ne jemi në kërkim të vazhdueshëm edhe të burimeve ujore cilësore në trevat shqiptare por në asnjë mënyrë nuk do të zmbrapsemi për të siguruar cilësinë më të lartë të ujit në botë.

B-Vitamina

Vitaminat janë ushqyesve thelbësorë që janë të nevojshme për mbajtjen e funksioneve normale të trupit.

Këto vitamina  të grupit B kontribuojnë në shtytjen të energjisë normale të metabolizmit të tilla si në ndërtimin poashtu edhe në zbërthimin e karbohidrateve dhe proteinave ashtu që kontribuojnë për ecurinë normale mendore dhe reduktimin e lodhjes (niacin, acid Pantothenik, B6, B12).

Për më tepër vitaminat e grupit B luajnë një rol qëndror në funksionimin normal të sistemit nervor.

Kafeinë

Kafeina ishte e njohur që nga popujt e lashtë. Asokohe kafeina është fituar nga burimet natyrore të tilla si çaj, kafe, fasule, kakao dhe gjithmonë duke u vlerësuar efekti i saj stimulues në trupin e njeriut. Kafeina vjen në më shumë se 60 bimë natyrore. Një nga sferat kryesore të veprimit të kafeines në trupin e njeriut është efekti stimulues. Kafeina ndihmon për të përmirësuar aftësinë për t’u përqendruar dhe për të rritur vigjilencen.
Një kanaqe Black-Eagle energy drink prej 250 ml, përmban 80 mg kafeinë. Kjo është e njejtë sa sasia e kafeines në një gotë të kafesë me filter.

Saharoza&Glukoza

Saharoza dhe Glukoza janë lloje të ndryshme të sheqerave të cilat poashtu gjinden në dietën e përditshme.
Sheqeri në Black-Eagle energy drink prodhohet nga panxhar sheqeri. 100ml të Black-Eagle energy drink janë të barabarta me 11 gr saharozë dhe glukozë së bashku. Kjo sasi totale e sheqerit është e krahasueshme me 100ml lëng molle ose portokalli.

Taurinë

Taurina është një amino acid i cili është prezent në trupin e njeriut në dietën e përditshme. Taurina ka koncentrim të lartë në muskuj tru zemër dhe gjak.

Një përson që peshon 70 kg ka përafërsisht 70 gr taurinë të shpërndarë në trupin e tij duke nënkuptuar se një person në mënyrë natyrore ka 70 herë sasinë e taurines të cilën e përmban një kanaqe e Black-Eagle energy drink.

Për shkak të rolit të saj esencial në trupin e njeriut taurina ofron benefite të shumta shëndetësore në zhvillimin neurologjikal dhe ndihmon në rregullimin e nivelit të ujit dhe mineraleve në gjak.

new york nails