Pije energjike Black-Eagle është sajuar enkas për furnizimin e trupit me energji dhe vitamina të nevojshme. Për më shumë, shiko tek “Përbërësit”

Konsumi ditor varet prej moshes së personave dhe gjendjes se tyre shëndetësore. Por gjithsesi nuk rekomandohet të pihen më shumë se 2 kanaqe në ditë. Duhet të konsumohet në masë.

Nuk rekomandohet për FËMIJË, Gratë shtatëzëna apo me fëmijë në gji. Poashtu nuk rekomandohet për persona që vuajnë nga sëmundje të sheqerit apo të zemres.

Black-Eagle energy drink nuk ka përmbajtje të alkoolit. Nuk ka asnjë tregues se Black-Eagle energy drink, ka ndonjë efekt të veçantë (pozitiv ose negativ), lidhur me konsumin e alkoolit (pra nëse përzihet me alkool). Kjo u konfirmua edhe në vitin 2012 nga “Komiteti mbi toksicitetin” (UK), i cili vuri në dukje se nuk ka prova për një ndërveprim të dëmshëm në mes të kafeinës dhe alkoolit, bazuar në të dhënat aktuale shkencore.

Black-Eagle energy drink, nuk përmban ndonjë substancë dopingu dhe nuk është e ndaluar për përdorim nga sportistët profesionistë. Në janar të vitit 2004, Agjencia Botërore Anti-Doping (ËADA) ka hequr kofeinën nga lista e substancave doping dhe Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC), ka rënë dakord me këtë vendim.

Po, Black-Eagle energy drink është i përshtatshëm dhe mund të konsumohet nga vegjetarianët. Black-Eagle nuk përmban asnjë përbërës që rrjedhin nga kafshët ose produktet shtazore. Për më shumë, Black-Eagle energy drink nuk përmban gluten, ve, grurë, apo produkte laktoze apo qumështi. Me këtë mund të konsumohet edhe nga veganët.

Afati i skadencës së produktit është stampuar në fundin e kanaqes!

Black Eagle prodhohet në Austri për shkak të ujit të alpeve dhe tekonologjisë modern prodhuese. Pronarët janë në kërkim të vazhdueshëm të burimeve cilësore ujore në trevat shqiptare, për të mundësuar prodhim të mirëfilltë vendor.

Përpos imazhit të kapitenit Kuq e Zi, që përdoret për promovim të pijes, Lorik Cana është edhe aksioneri kryesor në kompani. Loriku vëmendje të veçantë i kushton cilësisë së produktit, me çka edhe garanton me nënshkrimin e tij të vendosur në kanaqe. Përkushtim tjetër për Lorikun, jo me pak përqendrim, është edhe përgjegjësia për shoqërinë Shqiptare kudo që është, përmes përkrahjes së vazhdueshme të projekteve sportive dhe artistike të rinisë Shqiptare.

Nëse keni projekt, që promovon sportistët apo artistët shqiptare dhe trojet tona, ju lutem na shkruani në formën tonë të kontaktit.

Jo, Black-Eagle energy drink nuk përmban konzervanse kimike. Për të siguruar cilësi të lartë afatgjate, Black-Eagle energy drink është i pasterizuar.